Ka ndodhur

Kërcënuan me thikë taksistin dhe i vodhën lekët në makinë, arrestohen dy të rinj në Durrës

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se Viola Bodlli 29 vjeç dhe Agron Braha 26 vjeç, hipën në një taksi në rrethrrotullimin “ILIRIA” në plazh, dhe kërcënuan me thikë taksistin.

Për pasojë 29-vjeçarja i vodhi shumën e parave që taksisti kishte në makinë dhe dy autorët u larguan nga automjeti. Me rastin do të merret Prokuroria Durrës.

“Nga hetimet rezultoi se rreth orës 01:00, në lagjen Nr.13, në vendin e quajtur rrethrrotullimi “ILIRIA” në plazh, këta shtetas hipën në automjetin taksi me drejtues shtetasin I. K. Në momentin që hipën në makinë, shtetasi A.B. dyshohet se kërcënoi taksistin me një thikë, ndërsa shtetasja V.B. i mori një shumë parash që taksisti kishte në makinë (xhiron ditore) dhe u larguan nga automjeti”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë