Një shtetas i identifikuar me inicialet V. M. ka qëlluar në drejtim të disa personave të tjerë të shtunën në mbremje vonë në Shkodër.
Policia vendore e Shkodrës ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar si edhe të dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të tij.
Ndërkohë në një automjet tip BMË, i cili është sekuestruar, u gjet një gëzhojë arme.
Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Nga të shtëna raportohet se nuk ka persona të plagosur pasi janë larguar me shpejtësi duke i shpëtuar plumbave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.