Politike

Meta kritika ministrit Vëngu: Ka firmosur marrëzira

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka sulmuar ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vëngun. Në deklaratë për mediat, Meta është shprehur se Vëngu është një figurë e dyshimtë  dhe se ministri i Mbrojtjes nuk mund të jetë dhe grek dhe shqiptar.

Meta tha se Vëngu vjen nga Porti i Durrësit dhe ka bërë një sërë shkeljesh të rënda ligjore dhe ka firmosur marrëzira.

“Është ministri i Mbrojtjes dhe nuk mund të jetë dhe shqiptar dhe grek. Nuk mund të ketë dy pasaporta. Është një figurë e dyshimtë se vjen nga Porti i Durrësit i Alabarit. Ka bërë shkelje të rënda ligjore dhe ka firmosur marrëzira”, tha Meta


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë