Ka ndodhur

Drogë dhe prostitucion në një lokal, 6 të arrestuar në Lezhë

Gazeta Si – Gjashtë persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fazani”, në Lezhë.

Policia zbuloi një lokal që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e drogave të forta.

Në pranga përfunduan pronari i lokalit, 1 shtetase që ushtronte prostitucionin, 1 person që shiste dozat e lëndëve narkotike dhe 3 shtetas që nuk kallëzuan këtë krim.

Në kërkim u shpall një person, i cili ishte bashkëpunëtor për shitjen e lëndëve narkotike.

Policia sekuestroi doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, që u gjetën në lokal, 8000 euro, 9 aparate telefoni, dhe një automjet.

 Në kuadër të këtij operacioni:

-u arrestua në flagrancë shtetasi K.(B.) L., 46 vjeç, banues në Malbardhe, Kurbin, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-u arrestua në flagrancë shtetasja B. L., 42 vjeçe, banuese në Bulqizë, për veprën penale “Prostitucioni”;

-u ndalua shtetasi A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

-u ndaluan shtetaset A. V., 37 vjeçe, banuese në Lezhë, V. H., 30 vjeçe, banuese në Prishtinë dhe K. O., 20 vjeçe, banuese ne Laç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

U shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. K., 23 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shtija e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë