Ka ndodhur

Kurbin, 33-vjeçari qëllon me armë drejt një lokali dhe arratiset mes parcelave me misër

Gazeta Si – Një 33-vjeçar në Kurbin dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt një lokali. Policia thotë se se shtetasi me iniciale G.M., e ka kryer sulmin për motive të dobëta. Fatmirësisht, në lokalin e shtetasit me iniciale F.S., ka vetëm dëme materiale.

Me mbërritjen e autoriteteve në vendngjarje, autori i dyshuar është larguar mes parcelave të mbjella me misër, në drejtim të fshatit Gorre, duke marrë dhe armën e zjarrit me vete.

Në ndjekje të tij janë vendosur policia, forcat RENEA dhe Njësia Kombëtare e Sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë