Ka ndodhur

Morën peng 35-vjeçarin dhe e kanosën për t’iu dhënë pasurinë, 5 të arrestuar. Mes tyre ish-presidenti i ekipit të Kamzës

Gazeta Si – Pesë persona, mes tyre ish-presidenti i klubit të futbollit të Kamzës, Naim Qarri, kanë përfunduar në pranga, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng 35-vjeçarin Ervis Xhixho dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie.

Në skenë del edhe Hektor Xhecuka, ushtari i Ervis Martianjt, teksa për llogari të këtij të fundit ka planifikuar vrasjen e Durim Bamit, plan ky i dalë në pah nga hetimet pas “thyerjes” së aplikacionit SkyECC.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 4 prej tyre, Tori (Hektor) Xhecuka, 36 vjeç, Aleksandër Osmani, 37 vjeç, Artan Pirraci, 50 vjeç, dhe Fredi Keta, 49 vjeç. Ndërkohë, për tre të tjerë është caktuar masa arrest në shtëpi, konkretisht për Naim Qarri, 52 vjeç, Sajmir Kolaveri, 42 vjeç dhe Adem Metkola, 46 vjeç. 

Masa nuk është ekzekutuar për Hektor Xhecuka 36 vjeç dhe Fredi Keta 49 vjeç. Ushtari i ‘Martinajt’ dyshohet se fshihet në Dubai. Po ashtu arrest shtëpie është caktuar edhe për Naim Qarri, ish-presidenti i klubit të Kamzës.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie”, njofton policia.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë