Politike

Ndryshimet në qeveri, ministrat e rinj betohen para presidentit Begaj

Një ditë pas votimit në parlament, ministrat e rinj u betuan të mërkurën para presidentit Bajram Begaj.

Ceremonia e betimit u zhvillua në orën 10:00 në ambientet e Presidencës.

Para Begajt u betuan 3 ministrat e rinj që i shtohen kabinetit ‘Rama’, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministri i Financave, Petrit Malaj.

Edhe Taulant Balla u betua pas shkarkimit si ministër i Brendshëm dhe marrjes së detyrës së re si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndryshimet e reja në qeveri u votuan dje në Kuvend mes një situate të tensionuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë