Nga Gazeta 'Si'-Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata me zjarrin masiv në Shëngjin ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes, pas punës së pandërprerë të qindra forcave operacionale.
Sipas tyre pas ndërhyrjes edhe të dy avionëve Canadair të ardhur nga Italia tashmë është shmangur rreziku për banesat dhe bizneset në zonë.
Ministria bëri me dije po ashtu se ndërhyrja nga ajri do të fillojë sërish mëngjesin e nesërm për të izoluar dhe shuar përfundimisht flakët.
Gjithashtu bëhet me dije se është bërë e mundur huarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë të Vlorës si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër zjarri, gatë ditës së sotme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.