Treg

Bitcoin rritet në 70 mijë dollarë pas fjalimit të Trump: Do t’i jap fund kryqëzatës kundër kriptove!

Ish-presidenti Donald Trump tha se nëse ai fiton Shtëpinë e Bardhë, do t’i vijë fundi “persekutimit” të kriptomonedhave.

Pas këtij fjalimi, Bitcoin e nisi javën me një rritje më shumë sse 3% dhe tregtohet në limitin e 70 mijë dollarëve. Kjo është rritja më e fortë e kriptos në rreth 2 muaj.

Ish-presidenti tha: “I betohem komunitetit të Bitcoin se ditën që unë do të hy në zyrë, kryqëzata e Joe Biden dhe Kamala Harris do të marrë fund. Nëse ne nuk përqafojmë Bitcoin, do t’a bëjë Kina. Nuk mund të lejojmë Kinën të dominojë”.

Trump tha se sapo të fitojë do të heqë nga puna kreun e Komisionit të Letrave me Vlerë, SEC, Gary Gesler, i cili nuk i ka fort përzemër kriptot.

Në fjalë e tij gjatë konventës së Bitcoin në Tenesi, Trump tha se do të krijojë një rezervë Bitcoin me të gjitha kriptot që janë sekuestruar nga shteti gjatë operacioneve antikrim.

“Mos i shisni Bitcoin-at tuaj. Nëse unë fitoj, do të vendos politika për të mbajtur 100% të BTC në SHBA”, tha manjati Trump.

Financial Times gjithashtu raportoi të shtunën se këshilltarët e Harris ishin afruar me kompanitë kryesore të kriptos për të provuar të “rivendosnin” marrëdhëniet midis partisë Demokratike dhe sektorit. Lëvizje ishin bërë në shkëmbimin e kriptove Coinbase, kompaninë stablecoin Circle dhe grupin e pagesave të blockchain Ripple Labs, tha FT.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë