Paris 2024

Xhudisti nga Kosova Akil Gjakova shkon në çerekfinalen e ‘Paris 2024’

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka fituar të hënën në dy rrethet e para të garës në Olimpiadë, duke mposhtur brazilianin Daniel Cargnin, dhe më pas austriakun, Samuel Gassner, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ai do të përballet në çerekfinale me italianin, Manuel Lombardo.

Më herët gjatë ditës, xhudistja Nora Gjakova është eliminuar në rrethin e parë të garës, ndërsa Distria Krasniqi, ka fituar medalje të argjendtë një ditë më parë.

Si Nora, ashtu edhe Distria patën fituar medalje të arta në Tokio më 2021.

Në total, Kosova i ka tri medalja të arta dhe një të argjendtë.

Majlinda Kelmendi ka qenë e para që ia ka siguruar Kosovës medaljen e artë në Rio 2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë