Dyshja Sheng-Huang fitoi garën e përzier në qitje me pushkë ajrore, duke mundur Keum-Park (Koreja e Jugut) në finale.
Medalja e parë e artë e Lojërave Olimpike 'Paris 2024' shkon në Kinë. Dyshja Huang Yuting dhe Sheng Lihao fituan garën e qitjes me pushkës ajrore në 10 metra, duke mundur në finale çiftin e Koresë së Jugut Jihyeon Keum dhe Hajun Park me rezultatin 16-12.
Në pak çaste Kina ka shënuar një tjetër fitore. Chen Yiwen dhe Chang Yani vazhdojnë me përpjekjet për të kapur të tetë medaljet e arta olimpike për garat e femrave. Dyshja fitoi garën e sinkronizuar 3 metra në not.
Kazakistani fitoi medaljen e bronztë me çiftin Le-Satpayev. Për ta kjo ishte medalja e parë e ‘Paris 2024’ . Kjo është medalja e parë olimpike e Kazakistanit në qitje që nga viti 1996.
Lojërat Olimpike u hapën të premte me një ceremoni madhështore në Paris, teksa do ulin siparin më 11 gusht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.