Ish-kampioni i botës me Francën dhe lojtari i Interit, aktualisht mbrojtës i Interit Benjamin Pavard ka zgjedhur bregdetin shqiptar për një nga ditët më të rëndësishme të tij.
Në një video dallohet momenti “përrallor” kur Pavard i propozon për martesë partneres së tij në bregdetin e një resorti turistik në Sarandë.
Partnerja e Pavardit është modelja me origjinë nga Kosova, Kleofina Pnishi që punon në Francë për firmën Pandora.
Momente të paharrueshme këto jo vetëm për Pavard, por për të gjithë shqiptarët që tashmë vendi jonë preferohet nga personazhe mjaft të rëndësishëm botërorë, jo vetëm si vendpushimi, por edhe për të ndarë kujtimet e tyre më të bukura në brigjet tona.
Nuk përjashtohet mundësia që Kristjan Asllani të ketë patur ndikim në këtë përzgjedhje të Pavardit, pasi aktualisht ata janë shokë skuadre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.