Treg

Bitcoin s’e pëlqen Kamala Harris. A munden kriptomonedhat të diktojnë zgjedhjet e SHBA-së?

Tregjeve u pëlqen më shumë një politikë e keqe se sa një politikë e paqëndrueshme. Dorëheqja jo aq e papritur e Joe Biden krijoi tension në tregun e kriptomonedhave, por shumë shpejt Bitcoin dhe kriptot e tjera rifituan pozicionin e tyre.

Për Bitcoin, lider i preferuar është Donald Trump, por investitorët nuk janë ende në dijeni se çfarë i pret, në rast të nëj fitoreje të Kamala Harris.

Në fakt, Harris nuk është konfirmuar akoma nëse do të jetë emri i demokratëve për t’u përballur me Trump, por Biden nxorri emrin e saj.

Trump është i zëshëm për politikat e tij lidhur me biznesin dhe kriptomonedhat që është bërë një temë e nxehtë këto zgjedhje, këndvështrimet e Harris mbeten të panjohura.

“Tregu nuk mund të shkojë për lart me Kamalën. Investitorët nuk e pëlqejnë. Ajo nuk është e qëndrueshme” shkruan New York Post.

Josh Thompson, drejtues i Impact Health, i tha Yahoo Finance se pas ikjes së Biden dhe me ardhjen e Harris, tregjet do të futen në një periudhë pasigurie. Një lëvizje e tillë ka shqetësuar investitorët.

A mundet kripto të vendosë fatin e zgjedhjeve të SHBA-së?

Lidhur me kriptomonedhat, Harris nuk ka ndarë kurrë qëndrimin e saj. Ajo është zv.presidente por nuk ka diskutuar asnjëherë për monedhat digjitale, blockchain apo NFT-të.

Ndërkohë Trump është futur fuqishëm në fushatë me qasjet e tij pro-kripto. Ai ka marrë pjesë në dhjetra konferenca për Bitcoin dhe e quan veten “presidenti i parë i kriptove”. Trump ka premtuar se do të dëmshpërblejë 50 mln amerikanët që janë prekur nga skemat e mashtrimit të investitorëve në BTC. Ai tha dhe se të gjithë monedhat e mbetura Bitcoin që nuk janë prodhuar ende, do të prodhohen në SHBA.

Zv.presidenti i tij, JD Vance është po ashtu një dashamirës i Bitcoin. Ai zotëron rreth 400 mijë dollarë kriptomonedha.

Harris ka ngritur shqetësimin për rritjen e shpejtë të Inteligjencës Artificiale. As ajo e as bashkëshorti i saj nuk kanë llogari në kripto.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë