Një banesë njëkatëshe në lagjen Sheq i Madh në Fier është përfshirë nga flakët.
Sipas raportimeve, dy mjete zjarrfikëse janë dërguar në vendngjarje për të shuar zjarrin. Flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga një ventilator i lënë ndezur.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.