Nga Gazeta ‘Si’- Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 21 vjeçar.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve njoftoi se shtetasi M. A., banues në fshatin Shtoj i Ri posedonte një mjet që rezultonte i vjedhur në Itali.
Blutë gjithashtu njoftuan se gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një jelek antiplumb.
•Komisariati i Policisë Shkodër referoi poashtu materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-T. P., 54 vjeç., banues në Shkodër, psi ka goditur me grusht një 47-vjeçar.
-J. P., 21 vjeç, banues në fshatin Shiriq, pasi gjatë ndeshjes ka hedhur në fushë lëndë plasëse piroteknike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.