Ka ndodhur

I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 58-vjeçari në Vlorë

Nga Gazeta ‘Si’-Është vendosur në pranga 58-vjeçari shqiptar Nikola Mersini i dënuar me 8 vite burg në Itali për drogë.

Nikola Mersini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u kap në lagjen “10 Korriku” në Vlorë për t’u ekstraduar në Itali.

Autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet e 6 muaj), për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë