Media Galeri

Nisjet dhe mbërritjet shkruhen me dorë në një tabelë / Ngërçi i Microsoft, bota në kaos

Nga Gazeta Si- Deri më tani, India ka pasur idenë më gjeniale për të ‘mbijetuar’ në kolapsin në të cilin ndodhet bota pas problemeve globale në sistemet kompjuterike të Microsoft.

Një përdorues i X, Akshay Kothari në Indi, postoi një foto të biletës së tij të shkruar me dorë, duke shtuar; “Ndërprerja e Microsoft ka bllokuar shumicën e aeroporteve në Indi. Sot mora biletën time të parë të shkruar me dorë.”

Ndërkohë i gjithë aeroporti ishte mbështetur në këtë zgjidhje të momentit, duke shkruar nisjet dhe mbërritjet në një tabelë të bardhë.

E gjithë bota është prekur nga problemet që janë shfaqur gjatë natës për shkak të një rënie të sistemit të Microsoft.

Fotografitë tregojnë dyndje njerëzish në aeroporte, të cilët disa prej tyre dhe kanë vendosur të flenë nëpër korridoret e aeroporteve, duke qenë se nuk dihet se kur do të rregullohet problemi.

Por nuk janë prekur vetëm aeroportet. Edhe stacionet e trenit gjithashtu kanë pasur vonesa dhe anulim të udhëtimeve, duke lënë udhëtarët në pritje.

Windows është sistemi operativ më i përdorur në botë, që do të thotë se ndërprerja po prek pothuajse çdo pjesë të ekonomisë globale, me restorante dhe kafene, duke përfshirë zinxhirin e furrave të bukës Gail's në Britani, të cilët me shaka thonë se “pagesat mund të bëhen vetëm me “Cash, pa marrë kupon tatimor”.

Mund të duket e çuditshme por edhe klubet e futbollit janë prekur, me Manchester United dhe Blackburn Rovers duke u thënë tifozëve se platforma e biletave nuk funskionon dhe për momentin është e pamundur që të shesin bileta për ndeshjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë