Ka ndodhur

Prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 32-vjeçari amerikan në Tiranë

Gazeta Si – Një 32-vjeçar amerikan me iniciale A.U., u arrestua këtë të premte me akuzën për posedim të lëndëve narkotike.

Policia tha se i riu u kap në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës dhe gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën kanabis e psilocybin (kërpudha magjike).

I riu akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë