Ka ndodhur

Gjendet i pajetë 77-vjeçari në liqenin e Komanit

Gazeta Si – Një 77-vjeçar është gjetur i pajetë në Liqenin e Komanit, trupi i të cilit është konstatuar mëngjesin e kësaj të premteje në orën 08:40.

Sipas policisë, viktima është K.GJ., nga fshati Buzhalë. Sipas informacioneve paraprake, 77-vjeçari dyshohet të jetë mbytur në liqen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë