Moti

I nxehti përvëlues edhe sot, në fundjavë pritet ulje e lehtë e temperaturave

Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të nxehtë edhe gjatë ditës së premte, ku temperatura të larta priten në zonat jugore të vendit. Kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur priten grumbullim i vranësirave në zonat përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar rrebeshe shiu si edhe breshër në zona të izoluara.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C vlera më e ulët deri në 42°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Në fundjavë, pritet që të ketë një ulje të lehtë të temperaturave. Të shtunën pritet që të ketë reshje shiu në shtrirjen lindore ndërsa të dielën moti do të jetë i qëndrueshëm pothuajse në të gjithë territorin shqiptar. Maksimumet të dielën do të arrijnë 39 gradë në Elbasan, Berat, Gjirokastër. Tirana po ashtu do të ketë temperatura që do të jenë rreth vlerës 37 gradë ndërsa sa i përket vijës bregdetare do të jenë nga 34-36 gradë. Në zonat malore do të ketë freskim, me maksimume rreth vlerës 33 gradë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë