Ka ndodhur

Zjarri në Nartë, burri djeg lokalin e gruas, pasi ishte në proces divorci

Gazeta Si – Policia në Vlorë ka vënë në pranga 50-vjeçarin Jani Xamaxa, pasi dyshohet se i ka vënë flakën lokalit të bashkëshortes së tij.

Objekti në fjalë u dogj mesditën së mërkurës në fshatin Nartë. Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, por me zhvillimin e hetimeve rezultoi se zjarrin e kishte vënë 50-vjeçari për motive të dobëta.

Biznesi administrohej nga bashkëshortja e tij me të cilën është në proces divorci.

Nga përhapja e flakëve u dogjën edhe 3 garazhe ku ishte parkuar një automjet, 3 motorë, arka plastike dhe produkte ushqimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë