Gazeta Si – Policia në Shkodër parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa të rinjve në Velipojë.
Sipas një njoftimi, thuhet se është arrestuar një 19-vjeçar, në tentativë për të goditur me thikë një 22-vjeçar, pasi janë konfliktuar me grushte.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në një parkim në qendër të Velipojës.
Nën hetim është vënë edhe 22-vjeçari, pasi ka goditur me grushte të riun gjatë konfliktit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




