Gazeta Si – Një turist ukrainas, 40 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga zemra, është ndier keq dhe ka humbur jetën në ishullin e Sazanit në Vlorë.
Autoritetet njoftojnë se 40-vjeçari ndodhej në ishullin në bregdetin jugor të vendit me guidë turistike kur ka pësuar arrest kardiak.
“Sot, në Sazan, gjatë transportit për ndihmë mjekësore për në spital, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi ukrainas P. I., 40 vjeç, i cili ndodhej me familjen në atë zonë për guidë turistike.” Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas burimeve, turistit iu dha ndihma e parë nga pjesëtarë të bordit të skafit, por dhe turistë dhe qytetarë të Vlorës të ndodhur pranë.
Mungesa e ndihmës së shpejtë, prania e një mjeku apo një qendre kujdesi në këtë zonë turistike, rrit riskun e asistimit për ndihmë mjekësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




