Treg

Thellohet ‘gropa’ e eksporteve, rënie 9% në muajin qershor

Nga Gazeta ‘SI’- Eksportet shqiptare ranë me 9% në qershor të këtij viti, duke thelluar më tej dramën e këtij sektori.

INSTAT thotë se eksportet arkëtuan vetëm 35 mld lekë në qershor. Importet janë rritur lehtë, me 2.1% në 77 mld lekë.

Deficiti tregtar është rritur me 13.4% në qershor, në 42 mld lekë.

Për të gjithë gjashtëmujorin, eksportet e mallrave arritën vlerën 199 mld lekë, duke u ulur me -15 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 440 mld lekë, duke u rritur me 0.3 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 241mld lekë, duke u rritur me 18%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.

Shifrat tregojnë se goditjen më të madhe në eksporte po e pëson industria e ushqimit,pijeve dhe duhani me 6 p.p rënie, ndjekur nga fasonët me -5 p.p etj.

Në fillim të këtij viti qeveria miratoi një garanci sovrane për këto sektorë në vlerën 4 mld lekë, por për përfaqësuesit e industrisë, ajo nuk ka rezultuar eficiente, për shkak të burokracive dhe hapave të ngadalta.

Zhvlerësimi i euros për më shumë se 1 vit, ka rrënuar eksportuesit, që prej kohësh tashmë kanë reduktuar aktivitetin e tyre dhe kanë paralajmëruar falimentin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë