Ka ndodhur

Iu gjet kokainë e ndarë në doza, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 35-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Tiranë, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike, kokainë.

Policia thotë se A.R., 35 vjeç u arrestua në rrugën “Arben Broci”, pasi gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti rreth 320 gramë kokainë.

Nga hetimet rezulton se pasi siguronte kokainën, ai furnizonte disa persona të tjerë që dyshohet se e ndanin dhe e shisnin lëndën narkotike, në doza. 

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë