Politike

Mblidhet Parlamenti Europian, betohet si eurodeputet edhe Fredi Beleri

Parlamenti Evropian konstituohet sot në mbledhjen e parë që nga zgjedhjet e qershorit, me një të djathtë ekstreme të përforcuar që kërkon më shumë ndikim në asamble.

720 ligjvënësit e sapozgjedhur mblidhen sot në Strasburg për seancën e parë plenare të legjislaturës së 10-të, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe Fredi Beleri. Ky i fundit mori leje nga burgu i Fierit ku vuante dënimin, për t’u betuar si eurodeputet në Parlamentin Europian. Seanca sipas axhendes se PE-se ka nisur në orën 10.00 (e marte 16 korrik)

Nderkohe, leja i zgjat Belerit deri më datë 20 korrik. Një ditë më parë ai ishte në Athinë ku u takua me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Sot beleri nisi edhe takimet në Strasburg.

Ka qenë nënkryetari i Komisionit Europian Margaritis Schina, i cili nëpërmjet një postimi në platformën X ka bërë me dije se është takuar me Belerin, para se ky i fundit të marrë zyrtarisht detyrën në seancën plenare.

Schinas ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të çështjes “Beleri” duke mbajtur kontakt të drejtpërdrejtë me ish-kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës gjatë gjithë rrugëtimit të tij në proceset gjyqësore në Shqipëri.

Në takimin e tyre, Schinas dhe Beleri kanë diskutuar për prioritetet e ciklit të ri politik dhe rëndësinë e të drejtave dhe lirive si një komponent i procesit të para-anëtarësimit për të gjitha vendet kandidate.

Evropa është e barabartë me lirinë”, shkroi në X nënkryetari i Komisionit, pas takimit.

Në veçanti, Margaritis Schinas vuri në dukje: “Ishte gëzim dhe emocion i veçantë që mirëprita Fredi Belerin në Strasburg pak para se të merrte zyrtarisht detyrën. Diskutuam për prioritetet e ciklit të ri politik dhe rëndësinë e sundimit të ligjit në të gjitha vendet kandidate për anëtarësim”.

Eurodeputetët do të votojnë të martën për presidentin e parlamentit me seli në Strasburg të Francës, me kryetaren aktuale, 45-vjeçaren konservatore malteze Roberta Metsola, që pritet të fitojë një mandat tjetër dyvjeçar e gjysmë. Metsola, politikania malteze, ka udhëhequr institucionin që nga fillimi i vitit 2022. Votimi do të pasohet nga zgjedhja e 14 nënkryetarëve.

Të enjten deputetët e PE do të votojnë nëse do të zgjedhin Ursula von der Leyen si presidente të Komisionit Evropian për një mandat të dytë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë