Gazeta Si – Një ish-oficer policie në Lezhë, i cili akuzohet për shpërdorim detyre është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim.
Klisman Nikolli, 29 vjeç, dy vite më parë u shpall në kërkim nga AMP-ja, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës në Komisariatin e Lezhës, ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Njësisë Administrative Ungrej.
Ai ishte paraqitur këtë të hënë në gjykatë, pasi i ishte lënë dënimi “detyrim paraqitjeje”, por më pas është vënë në pranga për të kryer burgun në Shqipëri.
Më herët, rezulton se Klisman Nikolli ishte arrestuar në Itali për 18 vjedhje dhe tentativa për vjedhje.
I riu së bashku me dy shqiptarë të tjerë, në dy grabitje të ndryshme morën 2000 euro, ndërsa në një banesë grabitën 9 mijë euro.
Asokohe, Klisman Nikolli, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Postën e Policisë Shëngjin, kishte marrë leje pa të drejtë page, nga data 01 nëntor deri më datë 31 dhjetor të këtij viti, për dalje jashtë shtetit për arsye shëndetësore. Pas kësaj ngjarjeje ai u përjashtua nga Policia e Shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




