Ilir Meta ka mbyllur gojën për mediat kur u pyet drejtpërdrejtë nëse mbështet kandidaturën e Petro Gjikurisë (deri më tani i zyrtarizuar nga PBDNJ dhe Omonia) për bashkinë e Himarës.
Meta që zakonisht nuk kursehet në përgjigje i ka dredhuar pyetjes duke folur për Fredi Belerin dhe jo kandidatin zyrtar për të cilën nuk ka folur zyrtarisht as PD-ja, por në rrugë jo zyrtare kanë dhënë pëlqimin.
“Ish-kryetari i bashkisë së Ramës është në burg. Edhe i kam thënë shpesh që kujdes se ky (Rama) të përdor dhe hedh firmën. Aty ka vetëm klane mafioze të Edi Ramës. Ky është fakt. A është fakt edhe problemi i investitorëve që kanë marr pronat në mënyrë të paligjshme himariotëve. Të zgjedhurit të rrëmbyer nga Rama iu pamundësua mundësia për tu betuar, ajo është një procedurë burokratike, sepse shkon atje bënë betimin dhe vazhdon pastaj me procesin, por kjo nuk mund të bëhej sepse aty ka plane mafioze”, tha Meta.
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë do të mbahen në 4 Gusht, pasi Fredi Belerit iu hoq mandati si kryebashkiak, ndërsa më 5 korrik presidenti Bajram Begaj shpalli fillim gushtin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e ri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.