Gazeta Si – Një person ka mbetur i lënduar mëngjesin e kësaj të premteje si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Pocestës aty ku ndodhet dhe stacioni i mjeteve të shërbimit publik.






Një automjet tip “BMW” nga shpejtësia tej normave të lejuara ka kryer një manovër të gabuar dhe ka humbur kontrollin, çka ka sjellë përplasjen e mjetit fillimisht me barrierat mbrojtëse të rrugës më pas duke përplasur një pjesë betoni muri rrethues të një servisi.
Nga goditja ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit ndërkohë ka sjellë panik në servisin ku ka perfunduar mjeti tip “BMW”
Ky segment rrugor edhe për shkak të degëzimeve mbetet burim aksidentesh
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




