Politike

Protesta që (s) frymëzoi…

Protesta nisi me vonesë nga koha e parashikuar (ora 20.00) dhe zgjati deri në orën 22.30.

Rreth orës 23.00 një grusht njerëzish bashkë me drejtuesit u mblodhën në selinë e PD.

Protesta kombëtare e thirrur në emër të opozitës bashkoi faktorë brenda PD-së. U panë deputetë që nuk ishin më parë, si Kreshnik Çollaku.

Por me mungesë unifikuese qëndrimesh.

Ilir Meta, aleati kryesor i opozitës u shfaq në protestë me njerëzit e tij. Ai shkoi më herët në tubim, i shkeputur nga drejtuesit e PD.

Meta i lëshoi pa fre kritikat sa nga Rama, kreu i SPAK,  Dumani e deri tek njerez të opozitës. Këta të fundit nuk i përmendi me emra, por fjalimin e filloi me ta.

Meta ishte i ashpër, kryesisht me tone inaçore, dhe nuk u prit me entuziazëm.

Nuk u prit aq, as fjala e Sali Berishës përmes një video-mesazhi. Edhe pse molotovët nuk ‘kursyen’ derën e kryeministrisë kur fliste.

Berisha, ndryshe nga Meta, mbajti fjalim politik. U përqendrua tek Edi Rama, por nuk shmangu as kreun e SPAK, Altin Dumanin që, sipas tij, po aminston Ramën dhe Veliajn.

Berisha foli gjatë, tepër, u fokusua edhe tek aksionet e tij politike. Në fund përcolli qëndrimin e përvitshëm se zgjedhje me Edi Ramën nuk ka.

Berisha ftoi kryeministrin me tezën e vjetër; krijimin e një qeverie teknike.

Protesta u zhvendos para Bashkisë së Tiranës, pa risi. Edhe aty molotov, ndonjë përplasje apo incident me policinë.

Drejtuesit e PD-së në fund u drejtuan në selinë e PD-së. Qetë, siç e filluan. Aty ata morën zë. Në protestë nuk folën.

Meta nga ana e tij ndoqi sërish rrugë tjetër.

Të ‘vegjlit’ e tjerë nuk u dalluan nën prozhektorët e kamerave…


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë