Ka ndodhur

Sapo doli nga burgu tentoi të vriste fqinjin, kapet 33-vjeçari në Durrës. Lëvizte i armatosur me pistoletë

Gazeta Si – Një 33-vjeçar, Andrea Bregasi, është arrestuar në Durrës, teksa lëvizte i armatosur me pistoletë. Policia tha se ai u kap në lagjen nr. 11 të qytetit bregdetar, ku iu gjet arma e zjarrit dhe municion luftarak që posedohej pa leje.

Pas verifikimeve, rezultoi se Bregasi ishte në kërkim nga Policia e Tiranës për vrasje të mbetur në tentativë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur vitin e kaluar në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Ai qëlloi me armë në drejtim të makinës që drejtonte Rudolf Zefi, ndërsa pasagjerë ishin dy vëllezërit e tij. Fatmirësisht Zefi shpëtoi pa lëndime dhe denoncoi rastin në polici.

Pas ngjarjes, Bregasi u shpall në kërkim, ku madje policia vendosi 5 mijë euro shpërblim për kapjen e tij.

Andrea Bregasi rezulton të jetë i dënuar më parë për grabitje me armë në një argjendari. Ai është liruar nga burgu në dhjetorin e vitit 2022 pas përfundimit të dënimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë