Çmimi i kafesë do të rritet shumë shpejt, si pasojë e ndryshimeve klimatike, problemeve të shpërndarjes dhe rregullave te reja të BE-së.
Gjigandi italian Lavazza thotë se këto faktorë do të rrisin kostot për prodhuesit dhe pjekësit e kafesë.
Kontratat e së ardhmes për kafen robusta në Londër, matësi global i çmimit të kafesë, arriti në 4.844 dollarë për tonë një ditë më parë, duke u shtrenjtuar me 70% brenda vitit, si pasojë e të mbjellave të varfëra në Azinë juglindore.
Gjithsesi, Giuseppe Lavazza, kreu i kompanisë Lavazza tha se kafeja në raftet e supermarketeve që është rritur me 15% këtë vit, mund të shtrenjohet dhe me 10% tjera.
“Çmimi i kafes nuk do të ulet, madje do të shkojë shumë lartë. Zinxhiri i furnizimit t=për kafenë është nën presion të madh”, tha ai në një event.
Pjekësit e kafesë, si Lavazza janë detyruar të rrisin çmimit dhe të reduktojnë fitimet margjinale pasi kostot e materialeve bruto janë rritur.
Ai tha se industria ishte mësuar me rritjen e çmimeve për kafenë arabica, por rritja e çmimit të kafes robusta është e paprecedentë dhe po shkakton probleme.
“Ndryshimet klimatike kanë ndikuar në prodhimin në vendet më të rëndësishme robusta në mbarë botën, kryesisht Vietnamin dhe Indonezinë, duke ulur mjaft sasinë e disponueshme të këtyre llojeve të varieteteve”.
Parashikimet e motit sugjerojnë se korrja e ardhshme vietnameze do të dështojë të plotësojë rezervat e pakësuara të kokrrave të kafesë robusta, të cilat përdoren në ekspres dhe për kafe të çastit.
Ndërsa në të kaluarën pjekësve u është dashur të paguajnë çmime më të larta për robustën për disa muaj apo edhe një vit, “në këtë rast ne po paguajmë shumë para për kafen për shumë, shumë, shumë muaj”, tha Lavazza.
Ndërsa furnizimet janë zvogëluar dhe çmimet janë rritur, fondet mbrojtëse dhe spekulatorët e tjerë janë grumbulluar gjithashtu në treg, të cilët ai i fajësoi për rritjen e mëtejshme të çmimeve të së ardhmes, tha ai. “Spekulimet janë një nga faktorët kryesorë.”
Kostot më të larta të transportit kanë kontribuar gjithashtu, shtoi ai. Që nga tetori i vitit të kaluar, anijet janë detyruar të marrin rrugën më të gjatë rreth fundit të Afrikës për të shmangur sulmet nga rebelët Houthi në Detin e Kuq. Kjo është e vështirë për një kompani kafeje që merr kokrra nga vendet e Azisë dhe Afrikës Lindore, tha Lavazza.
Të ardhurat neto të prodhuesit të kafesë italiane ishin 68 milionë euro në vitin 2023, nga 95 milionë euro në vitin 2022, ndërsa fitimet ranë nga 309 milionë në 263 milionë euro në të njëjtën periudhë, tha ai.
Lavazza shtoi se rregulloret e reja të BE-së që ndalojnë importet e kafesë dhe gjashtë mallrave të tjera që janë rritur në zonat e shpyllëzuara të shiten në bllok, do t’i shtyjnë çmimet edhe më të larta.
Rregullat e reja hyjnë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm dhe do t’u kërkojnë gjithashtu kompanive ushqimore që operojnë në bllok të gjeo-lokojnë me saktësi parcelat e tokës në të cilat prodhohen mallrat e tyre.
“Në biznesin e kafesë, vetëm 20 për qind e fermerëve janë gati të përmbushin rregulloren,” tha Lavazza.
Ai paralajmëroi se pjekësit europianë të kafesë do të detyrohen të marrin pothuajse të gjitha kokrrat e tyre nga Brazili, i cili tha ai ishte i vetmi vend i përgatitur për zbatimin e rregulloreve
Zgjedhjet e fundit europiane, të cilat kanë shtyrë përbërjen e parlamentit të BE-së në Bruksel në të djathtë, krijojnë mundësinë e ndryshimit të legjislacionit, sipas Lavazza. Përndryshe, rreth 8 milionë fermerëve të kafesë “do t’ju shkëputet mundësia për t’ju shitur kafe”./FinancialTimes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




