Gazeta Si – Zjarri i nisur ditën e djeshme në Kardhikaq, bashkia Finiq, ka vijuar pasditen e sotme në malin e Sopotit në vendin e quajtur Lefkë, mbi Delvinë.
Situata është problematike, ndërsa është shumë e vështirë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse se zjarri është në një zonë që nuk arrihet nga mjetet.
Çdo përpjekje në këto momente bëhet me mjete rrethanore. Zjarrfikës të Delvinës, Sarandës, Finiqit dhe banorë të zonës po përpiqen të shuajnë flakët.
Ndërhyrja nga ajri është ndërprerë me rënien e muzgut ndërsa efektivët do të jenë në gadishmëri përgjatë gjithë natës.
Në zonën e Dropullit vatrat e zjarrit janë aktive por në lartësinë e malit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




