Ka ndodhur

Një 13-vjeçare rrëzohet nga ‘jet ski’, dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil, pasi një 13 vjeçare është rrëzuar nga një mjet lundrues “jet ski” dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.

Mësohet se e mitura është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Vajza kishte qenë duke lundruar me një mjet ujor tip jet-ski, kur është aksidentuar dhe ka pësuar fraktura.

13-vjeçarja u dërgua fillimisht në spitalin rajonal të Sarandës, por më pas mjekët vlerësuan që ajo të dërgohet drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë