Ka ndodhur

Dyshohet për falsifikim dokumentesh për në Akademinë e Sigurisë, ndalohet polici

Gazeta Si- Një punonjës policie në komisariatin e Policisë së Shkodrës, 29 vjeç, është ndaluar me urdhër të Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjergj Gjeloshi akuzohet se ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë.

“Në funksion të procedimit penal, referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar “Urdhërin e ndalimit të të dyshuarit për një krim” ndaj oficerit të policisë, Inspektor GJ.GJ., 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe “Falsifikimi i vulave / stampave dhe formularëve”. Nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ai ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë”, – njofton AMP.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë