Ka ndodhur

Sapo kishte dalë nga burgu, plagoset 22-vjeçari shqiptar në Athinë

Gazeta Si- Një 22 vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, rreth orës 02.20 në rrugën “Dodekanisou 86” në lagjen “Peristeri” të Athinës.

Ka qenë një “Audi” Q2 me targa ZNZ-5931 që ka ndjekur automjetin tip “Smart”, ku udhëtonte si pasagjer shqiptari Dhjonisi Kapllani.

Në momentin që të dyja mjetet kanë ndaluar, nga “Smart” zbret Dhjonisi Kapllani, ndaj të cilit është hapur zjarr nga brenda mjetit “Audi”.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në kofshë 22-vjecari shqiptar. Pas kësaj të dyja mjetet janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur duke lënë të plagosur Kapllanin.

Një autoambulancë ka transportuar në spital të plagosurin ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia. Aty janë gjetur 6 gëzhoja dhe 2 predha arme zjarri ndoshta të kalibrit 7.62 mm.

Sipas mediave greke, Kapllani ka dalë nga burgu një ditë më parë, pasi ishte dënuar për organizatë kriminale dhe trafik droge në vitin 2021.

Gjithashtu, në vitin 2022, ai së bashku me persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri ndaj mjetit të një shtetasi grek për mosmarrëveshje personale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë