Ka ndodhur

Kryeinxhinierit të OSHEE në Durrës i djegin makinën, dyshohet pët shkak të detyrës

Gazeta Si- Dy makina janë djegur gjatë orëve të natës të kësaj të marte në qytetin e Durrësit, të cilat ishin parkuara në rrugë, në lagjen nr. 17.

Paraprakisht dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme. Një prej makinave rezulton në pronësi të kryeinxhinierit të OSHEE, Arben Alushi.

Pikërisht kjo makinë ka qenë dhe objektiv i autorit/ve. Ndërsa makina tjetër u dogj pasi ishte pranë mjetit së Alushit.

Dyshimet e para janë se ngjarja vjen për shkak të detyrës së kryeinxhinierit. Megjithatë do të jenë hetimet e policisë ato që do hedhin dritë mbi arsyet dhe autorët e kësaj ngjarje.

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17, në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, tha policia e Durrësit në një njoftim për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë