Politike

Caktoi datën e zgjedhjeve, Beleri ‘çon’ dekretin e Presidentit në Gjykatën Administrative  

Alfred Beleri çon në Gjykatën Administrative dekretin e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve ne Bashkinë Himarë.

Avokatët mbrojtës të Belerit kanë kërkuar në Administrative pezullimin e zbatimit të dekretit.

“Marrjen e masës së sigurimit të padisë. Pezullimi i zbatimit të Dekretit nr.244, datë 05.07.2024 të Presidentit të Republikës deri në marrjen e vendimit përfundimtar”, thuhet në objektin e padisë së depozituar në Administrative.

Në fundjave, Partia Demokratike e cilësoi antiligjore dekretin e Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve me 4 gusht me argumentin se nuk kishte pritur ende rrugën ligjore qe përfshin të drejtën e Fredi Belerit për të ankimuar vendimin e KQZ-së. Megjithatë PD-ja nuk ka dale ende me një vendim se çfarë do të bëjë me zgjedhjet ne Himare, ndërkohe që jo më larg se sot kryesia e PS-së miratoi Vangjel Tavon si kandidatin e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë