Ka ndodhur

Dhunonte djalin, arrestohet 60-vjeçari në Fier. Në banesë i gjendet dhe arsenal armësh

Gazeta Si- Një 60-vjeçar është vënë në pranga në Fier, pasi dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht djalin e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh (1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu), 12 krehra dhe municion luftarak.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë