Politike

Protesta e 11 korrikut, Berisha: Tre ditët e ardhshme vendimtare, duhet të jetë shumë e madhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tre ditë para protestës së 11 korrikut i është drejtuar me një mesazh strukturave të partisë.

“Tre ditët e ardhshme janë vendimtare për suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot!

Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe anëtareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut.

Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore! O sot o kurrë!”, shkruan Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë