Politike

Rama drejt Uashingtonit, merr pjesë në Samitin e NATO-s  

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në Samitin për 75 vjetorin e NATO-s, të thirrur nga presidenti amerikan Joe Biden.

Kreu i qeverisë është nisur sapo ka mbaruar mbledhja e Kryesisë, ku u mor vendimi për zyrtarizimin e kandidatit të PS, Vangjel Tavo, për zgjedhjet në Himarë dhe shtyrjen e mbledhjes të Kongresit Zgjedhor për në 27 korrik.

Takimi i nivelit të lartë të aleatëve të NATO-s do të mbahet prej datës 9 deri më 11 korrik.

Perspektiva e rikthimit në pushtet, të Donald Trumpit, kritikut më të madh të aleancës ushtarake, do të dominojë diskutimet në mesin e aleatëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë