Politike

Kryesia e PS konfirmon Vangjel Tavon për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Shtyhet edhe data e Kongresit

Nga Gazeta 'Si'-Partia Socialiste mëngjesin e sotëm (8 korrik) ka mbledhur Kryesinë, ku ndër të tjera ka vendosur edhe kandidatin për zgjedhjet në Himarë, që do të mbahen në datën 4 gusht.

Mazhoranca ka zgjedhur kandidat për të garuar në zgjedhjet e pjesshme prefektin e qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo.

Kujtojmë që presidenti Begaj njoftoi se kjo datë është cilësuar alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore bazuar edhe tek rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni veror për bashkinë e Himarës.

Aktualisht kjo bashki drejtohet nga kryetari i Komanduar Arqile Bollano, pas dorëheqjes së Blerina Balës në 5 Qershor. Më herët në detyrë ka qenë Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të SPAK në 23 Mars.

Po ashtu në këtë mbledhje, është vendosur që të shtyhet për në datën 27 korrik Kongresi, i cili ishte parashikuar të mbahej më 20 korrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë