Ka ndodhur

U kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë, arrestohen dy persona në Elbasan

Gazeta Si - Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi u kap me armë zjarri. Policia tha se i riu mbante në banesë 1 kallashnikov, 1 pistoletë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i trafikonte.

Ndërsa një 44 vjeçar u arrestua pasi gjatë një kontrolli në automjetin dhe banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 armë të ftohta (thika) dhe një sasi lënde narkotike kokainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë