Nga Gazeta ‘SI’ – Në 2023 rezultojnë 870 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke shënuar një rritje me 20.7 %, krahasuar me vitin 2022. INSTAT thotë se më shumë se gjysma e atyre që lanë shtetësinë ishin femra. Grup-mosha që dominon është 30-39 vjeç me 45.2 %, e ndjekur me grup-moshën 20-29 vjeç dhe 40-49 vjeç respektivisht me 20.7 % dhe 19.5%.
Nga ana tjetër, shtetësinë shqiptare e fituan 1.382 persona, nga të cilët rreth 800 janë meshkuj. Sipas vendit të origjinës së personave që kanë fituar shtetësinë Shqiptare 74.7 % e përbëjnë ato me origjinë nga Kosova, 7.2 % me origjinë nga Turqia dhe 4.1 % me origjinë nga Siria.
INSTAT raporton se 261 të huaj kërkuan azil në Shqipëri gjatë vitit 2023 duke u dyfishuar nga një vit më parë.
Afganët ishin aplikuesit kryesorë, me 161 kërkesa. 38 azilkërkues ishin nga Siria, 25 nga Iraku.
Sipas të dhënave gjatë 2023-shit Shqipëria i ka dhënë azil 5 shtetasve të Palestinës, 5 irakianëve dhe 4 afganëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.