Gazeta Si - Një grua ka mbetur e plagosur rëndë këtë të enjte në Korçë, pasi në tentativë për t’i shpëtuar një zjarri në banesë, ka rënë nga kati i 4 në tentativë për të shpëtuar.
Ngjarje e rëndë në lagjen 10 të qytetit. Ballkoni i një apartamenti në katin 4 të një pallati është përfshirë nga flakët, ndërkohë që e zonja e shtëpisë është rrëzuar në përpjekje për të shpëtuar.
Gruaja ka dalë jashtë ballkonit dhe është përpjekur të mbahet tek kondicioneri i katit të tretë por ka shkarë dhe është rrëzuar. Gruaja në gjendje të rëndë u transportua për në spital.
Aktualisht vendngjarje ndodhet policia, e cila po merret me verifikimin e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.