Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat, tha të enjten se do të mbështesë protestën kombëtare të thirrur nga opozita më 11 korrik përballë kryeministrisë.
“Partia e Lirisë është për të mbështetur çdo aksion opozitar përballë këtij narkoshteti dhe regjimi i cili është në mënyrën më të qartë një regjim kriminal. Mjafton të shohim situatën në shëndetësi, bujqësi, shpopullimin, falimentimin e fermerëve vendas dhe favorizimin e importuesve të lidhur me qeverinë dhe pastaj në të gjitha fushat e tjera”, tha Meta.
Më 11 korrik opozita do të zhvillojë protestën kombëtare para kryeministrisë.
Në protestë do të kërkohet lirimi i Sali Berishës, si dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira përmes një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.