Gazeta Si- Një 28-vjeçar u arrestua në Elbasan, pasi lëvizte i armatosur. Pas një hetimi 3-mujor nga policia dhe prokuroria, gjatë aksionit të koduar “Kalibri”, të riut me iniciale G.L. iu gjet në makinë një pistoletë, ndërsa në banesë 1000 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 4 krehëra armësh, 2 kapsolla detonatore, 1 jelek antiplumb dhe një sasi kanabisi.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i posedonte këto sende, me qëllim trafikimin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.