Gazeta Si - Një zjarr me përmasa jo të vogla ka përfshirë pjesën qendrore të tribunës së stadiumit “Skënderbeu” në Korçë mesditën e kësaj të enjteje.
Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ajo që ka bërë të mundur izolimin e flakëve në të gjitha ambientet e kësaj tribune dhe të dy tribunave të stadiumit.
Nuk dihet akoma nëse flakët fillimisht kanë përfshirë tribunën apo ato të ambienteve të brendshme të stadiumit.
Sipas burimeve, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e rrjetit ku ishin lidhur frigoriferët e lokalit në stadium.
Zjarri është lokalizuar në lokalin brenda tribunës VIP, ku tashmë gjithçka është nën kontroll. Bëhet e ditur se si pasojë e zjarrit janë dëmtuar një pjesë e stolave të tribunës kryesore.
Ndërkohë zjarri është neutralizuar në pak minuta
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.