Politike

S’ka interpelancë me Ramën për këshilltarin rumun, Bardhi: Ka marrë 7 mijë euro në muaj dhe akuzohet për trafik droge (Sherri me Erion Braçen)

Kuvendi rrëzoi me votë kërkesën për interpelancë të kërkuar nga kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, lidhur me emërimin e këshilltarit të jashtëm Florian Coldea, i cili sipas medias rumune akuzohet se është ish-agjent sekret rumun dhe i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Kryetarja e Kuvendit ne kthim përgjigjen e Bardhit shkruante se kërkesa për interpelancë ishte bërë për provokim, nuk ishte në përputhje me rregulloren dhe se nuk do të pranohej

Nga ana e tij, Bardhi tha se Rama ka frikë të japë llogari.

“Kryeministri është i detyruar t’i përgjigjet kërkesave për interpelancë. Rama ka frikë të japë llogari për lidhjet e tij me krimin e organizuar e aferat ku vetë përfshihet nga dita e parë që është emëruar kryeministër i Shqipërisë. Kërkuam interpelancë se ka prova se kryeministri ka emëruar si këshilltar të jashtëm një ish-agjent sekret rumun, Florian Coldea. Duam të dimë çfarë e ka këshilluar përse i ka marrë lekët, apo si McGonigal për të sulmuar opozitën. Ju lutem na e thuaj përse e ka këshilluar Coldea Ramën? Ka marrë 7 mijë euro çdo muaj nga taksat e qytetarëve shqiptarë e ti thua është çështje private. Na thuaj pse i ka marrë lekët që përveç ish agjent i shërbimeve sekrete dyshohet të jetë përfshirë në një linjë të trafikut ndërkombëtar droge Meksinë- Shqipëri – Rumani”, tha Bardhi.

Kreu i grupit PS. Bledi Çuçi tha se Coldea nuk ishte më këshilltar i Ramës.

"Koha kur Damir Fazllic ulej në Këshilli  e Sigurisë ka kaluar. Nuk ka krahasim të marrësh një njeri nga llumi i mafies sllave e ta vendosesh në krye të Këshillit të Sigurisë. Personi që kërkuar interpelancë është ish zyrtar i shërbimeve inteligjente që ka udhëhequr procese që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar në Rumani. Rama e ka marrë në një moment kur nuk kishte më pozicion, nëse akuzohet në vendin e tij për vepra të ndryshme është çështje e Rumanisë, kur kryeministri informohet e ka larguar dhe nuk e ka më", tha Çuçi.

Gjatë seancës pati debate shoqërua edhe me bllokim foltoreje nga ana e deputetëve të PD

Ndërsa Bardhi fliste nga foltorja, Braçe reagonte nga vendi i tij pa  mikrofonin ndezur

Bardhi: Si boll, mo Pandi a e dini për çfarë e ka këshilluar? Për cfarë i ka paguar lekët nga taksat e shqiptarëve për një të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar e trafikun ndërkombëtar të drogës. Lekët e shqiptarëve që i lini pa ilace në spitale e keni guximin të thoni mos i thuaj

Braçe flet nga vendi por nuk dëgjohet

Bardhi: Ça ke ti mo! Gore ça ke! Gore ça ke! Ça ke …

Braçe.. Dëgjohet të flasë por është pa mikrofon

Braçe: K****! Mua… Ca ke mbyll gojën se.. (Flet pa mikrofon)

Bardhi: Mbyll gojën ti e mos guxo të flasësh kur jam unë duke folur. Mbaj vendin aty

Bardhi: E mos guxo mbaj vendin tënd. Mos fol zëdhënës i krimit të organizuar e korrupsionit.

Braçe…. (Nuk dëgjohet)

Bardhi: Vrave njerëz në derën e SPAK! Ti e vrave ti e qeveria jote që nuk ndërhyni për kreditë e këqija e i keni lënë rrugë. Ju ka sjellë si dele dhe kujtoni se jemi të gjithë dele

Nikolla: Shpifjen dhe agjendën tuaj politike të brendshme nuk mund ta ktheni në agjendën politike të vendit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë