Gazeta Si - Dy të moshuar kanë humbur jetën këtë të enjte në Durrës dhe Vlorë, pasi kanë pësuar arrest kardiak sapo janë hyrë në det për t’u larë.
Policia thotë se rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, shtetasi J.Gj., 70 vjeç, banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Po ashtu edhe në Zvërnec të Vlorës, një 83 vjeçar, banues në Fier, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det. I moshuari ka humbur jetën gjatë rrugë për në spitalin e Vlorës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.